Aktualitet

Ekzekutimi i Astrit Kalasë në Gjyaktën e Apelit! Zbardhet DINAMIKA: 31 fishekë u gjetën në makinën e Gjon Shkambit në parkingun e xhamisë, arma ishte gjermane...

Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.

15 Tetor 2025, 08:17 Nga M.L
Ekzekutimi i Astrit Kalasë në Gjyaktën e Apelit! Zbardhet
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, rreth një javë më parë. Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.

Në këtë seancë ishin të pranishëm Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip e Ervis Kurtaj, të përfshirë në çështjen gjyqësore që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë menjëherë. 

Më pas, Elvis Shkambi ka shkuar edhe drejt Ragip dhe Ervis Kurtajt, pala tjetër në këtë çështje gjyqësore, të cilët tentuan të dalin nga salla dhe ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre. Më pas, autori i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr.1, Tiranë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”, e cila kishte një fishek në folenë e zjarrit dhe dy të tjerë në krehër, gati për përdorim. Në parkingun pranë Xhamisë së Namazgjasë u gjet automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Gjon Shkambit, ku u zbuluan dhe sekuestruan 31 fishekë manovër kalibri 9 mm.

Ndaj Elvis rëndojnë akuzat për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në çështje tjera tëuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./Dosja.al

vrasja e astrit kalase gjykata e apelit elvis shkambi

Sondazh

Poll