15 Tetor 2025, 08:41
Nga M.L
Foto ilustruese
DIBËR- Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Në pranga gjithashtu është vënë dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Blutë bëjnë me dije se nën hetim në gjendje të lirë është vënë një një tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës.
Pas kontrollit policor në automjet, u gjetën mallra të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dibër/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Skaneri”.
U kap në flagrancë, gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga RMV-ja, vihet në pranga 42-vjeçari.
Në pranga dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihet në hetim 1 tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës.
Sekuestrohen mallrat, automjeti me të cilin transportoheshin, si dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një rast të kontrabandimit nëpërmjet PKK Bllatë, të mallrave të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Skaneri”.
Në kuadër të operacionit:
-u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”;
-u vu në pranga shtetasi A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në territorin e njësisë administrative Maqellarë, u ndalua automjeti tip “Opel” që drejtonte 42-vjeçari. Nga kontrolli në automjet u gjetën mallra (kuti me detergjentë dhe materiale për paketim) të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
diber mallra kontrabande
Aktualitet
15 Tetor 2025, 08:17
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzeku...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 07:22
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërhe...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 07:19
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhoj&...
Aktualitet
15 Tetor 2025, 07:15
M.L
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjelli...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 22:43
E. D
foto ilustruese
KOÇAN- Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritu...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 22:27
E. D
kampi ne gjader
ITALI- Gazeta italiane Euobserver ka bërë një investigim lidhur me marrëveshja për emigrantët Itali-Shqi...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 22:02
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Tabloidi gjerman BILD shkruan dy shqiptarë do merrnin 184 kg kοkainë duke u zhytur poshtë a...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 21:46
E. D
Irena Gjoka
TIRANË- Irena Gjoka, sot anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qen...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 21:42
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeropo...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 21:24
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Komisioni i ligjeve u shoqërua me tensione ditën e sotme, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi p...