Politike

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Kreu i KLGJ-së relativizon ngjarjen: Edhe unë e kam humbur babanë në aksident

Në nisje të fjalës së tij përpara deputetëve, Rusi u shpreh se e kuptonte mirë familjen e gjyqtarit Kalaja, pasi dhe ai vetë e kishte humbur të atin si pasojë e një aksidenti në punë.

13 Tetor 2025, 09:31 Nga DOSJA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Kreu i KLGJ-së relativizon ngjarjen: Edhe

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë dje duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku ka relativizuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, me aksidentet në punë. Në nisje të fjalës së tij përpara deputetëve, Rusi u shpreh se e kuptonte mirë familjen e gjyqtarit Kalaja, pasi dhe ai vetë e kishte humbur të atin si pasojë e një aksidenti në punë.

“Nuk mund ta filloja ndryshe këtë raportim, për të anashkaluar situatën e ndodhur javën e kaluar, jetën e një njeriu gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe unë vite më parë e kam humbur babain në aksident në punë. Njëkohësisht fëmijët e mi kishin lidhje me vajzën e të ndjerit.

Ja që ndodh të jesh në krye të KLGJ, e kuptoj fare mirë çdo të thotë aksident në punë dhe çfarë masash duhen marrë. Doja t’i bëja thirrje presidentit dhe organeve të drejtësisë, në këtë moment të tillë, është pika kulmore. Është momenti për një bashkim me njëri tjetrin, është moment reflektimi”, tha kreu i KLGJ.

ilir rusi

Sondazh

Poll