Aktualitet

"Ne nuk bëjmë komente politike, por merremi me prova"/ Dumani: Rasti i kanosjes së Vokshit dhe zyrat elektorale nuk ishin kompetenca jonë

Ai shtoi më tej se veprimet hetimore i ka bërë Policia Tiranës dhe i ka përcjellë te Prokuroria e Përgjithshme dhe e Tiranës, sepse nuk është kompetenca e SPAK.

14 Tetor 2025, 19:10 Nga E. D

"Ne nuk bëjmë komente politike, por merremi me prova"/

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani nga demokrati Klevis balliu në Komisionin e Ligjeve për disa nga çështjet politike dhe nëse është hetuar banda që kërcënoi gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Vorë deputeten Albana Vokshi, se do i merrnin peng të bijën.

Në përgjigje Dumani u shpreh se nuk mund të jap përgjigje jashtë detyrës dhe SPAK nuk merret me komente politike, por me prova. Ai shtoi më tej se veprimet hetimore i ka bërë Policia Tiranës dhe i ka përcjellë te Prokuroria e Përgjithshme dhe e Tiranës, sepse nuk është kompetenca e SPAK.

“Ka qenë në cilësinë e kallëzueses deputetja Vokshi dhe jo të kallëzueses. Ju jeni deputet që bëni edhe komente politike sepse jeni i mandatuar nga populli dhe është e drejta juaj të bëni komente, por nuk mund të jap përgjigje jashtë detyrës. Ne nuk merremi me komente politike, ne merrmi me prova. Nëse na bën përshtypje prova, nuk na intereson emri apo pozita e tjetrit. Për zyrat elektorale. 

Aq kemi mundësi dhe aq kemi bërë, jemi të gatshëm për të informuar për këtë. Veprimet hetimore i ka bërë Policia Tiranës dhe i ka përcjellë te Prokuroria e Përgjithshme dhe e Tiranës, sepse nuk është kompetenca jonë. Thashë se nuk njoh çështje me emrin Aruba. Edhe për Ecoparkun përgjigjen e dhashë. Prokurorët kanë rënë preh e kërcënimeve serioze dhe jo dosido, të grupeve kriminale. Por prokurorët e SPAK kanë vijuar punën e tyre duke i goditur ato, e thashë janë 16 grupe të goditura. A duhet bërë më shumë, po mund të bëhet më shumë”, tha Dumani.

altin dumani komisioni i legjeve spak albana vokshi

Sondazh

Poll