Aktualitet

EMRI/ Tentoi të transportonte 4 emigrantë të huaj në mënyrë ilegale, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

I arrestuari është Ali Peposhi alias Ali Osmanaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë.

14 Tetor 2025, 19:06 Nga E.d
EMRI/ Tentoi të transportonte 4 emigrantë të huaj në
Foto ilustruse

SARANDË- Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi tentoi të transportonte katër emigrantë të paligjshëm në Shqipëri. I arrestuari është Ali Peposhi alias Ali Osmanaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë. Ai është ndaluar në aksin Xarrë-Çukë.

Pas kontrollit të policisë në automjetin e tij tip “KIA” me të cilin po udhëtonte, janë gjetur katër emigrantë të huaj të paligjshëm. Sipas informacioneve paraprake, Peposhi rezulton i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale. Ai është arrestuar në vitin në 2020 në Tiranë dhe në 2023 në Korçë./Dosja.al

ali peposhi xarrë-Çukë 41 vjeç

Sondazh

Poll