Aktualitet

ITALI/ Transportonin 18 milionë euro kokainë në vit, goditet grupi i trafikut të drogës me bazë në Shqipëri, në pranga 15 persona

Hetimi i kryer nga Guardia di Finanza ka zbuluar një organizatë kriminale me lidhje dhe kontakte me krimin e organizuar dhe midis anëtarëve të bandave të ndryshme.

14 Tetor 2025, 16:13 Nga E.d
ITALI/ Transportonin 18 milionë euro kokainë në vit, goditet
Foto ilustruse

ITALI - Policia italiane ka goditur një grup trafikimi të lëndëve narkotike, e cila e kishte bazën në Shqipëri. Hetimi i kryer nga Guardia di Finanza ka zbuluar një organizatë kriminale me lidhje dhe kontakte me krimin e organizuar dhe midis anëtarëve të bandave të ndryshme. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 15 persona.

Hetimi kishte në shënjestër një organizatë kriminale të armatosur. Kjo organizatë dyshohet se drejtonte, financonte dhe organizonte trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut. Mediat italiane raportuan se për të komunikuar, organizata dyshohet se përdorte sisteme të sofistikuara mesazhesh të koduara, duke shfrytëzuar kontaktet e drejtpërdrejta me anëtarët e organizatave kriminale në Kampania dhe Shqipëri.

Brenda pak më shumë se 12 muajsh, rrjeti i trafikimit të drogës dyshohet se ka transportuar kokainë me vlerë mbi 18 milionë euro. Droga më pas është shpërndarë në qendrat kryesore të trafikimit të drogës në Lombardi. Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavias dhe Reggio Calabria me mbështetjen e njësive të policisë dhe njësive të qenve që merren me nuhatjen e drogës./Dosja.al

18 milionë euro kokainë shqipëri

Sondazh

Poll