Aktualitet

Kryeprokurori Olsjan Çela në Komisionin e Ligjeve: Duhet prezenca e Policisë së Shtetit, kompania private Ilirjan Guard për sigurimin e perimetrin jashtë institucioni nuk ka funksionuar

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Çela deklaroi se prezenca e Policisë së Shtetit në gjykata e prokurori është e domosdoshme.

14 Tetor 2025, 15:46 Nga E.d
Kryeprokurori Olsjan Çela në Komisionin e Ligjeve: Duhet prezenca e
Olsjan Çela

TIRANË - Kryeprokurori Olsjan Çela ka thënë se mbrojtja e institucioneve nga kompania private Ilirjan Guard nuk ka funksionuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Çela deklaroi se prezenca e Policisë së Shtetit në gjykata e prokurori është e domosdoshme.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm kushtet në gjykata nuk janë optimale, si dhe se ka një nevojë për tu rivlerësuar si mbrohen këto institucione.

 “Patjetër në gjykata kushtet nuk janë optimale. Në një mbledhje qe patëm kemi nisur një proces konsultimi. Ka nevojë për të rivlerësuar sesi ne mbrojmë këto institucione.

Ky sistemi që kemi zgjedhur për të siguruar perimetrin jashtë institucioni me kompaninë Ilirjan Guard nuk ka funksionuar. Duhet riparë. Do të zhvillojmë disa mbledhje me te gjitha prokuroritë për te mbledhur shqetësimet dhe propozimet për sigurinë dhe nevoja për prezencën e policisë së shtetit në gjykata e prokurori është e domosdoshme”, tha Çela./Dosja.al

olsjan Çela ilirjan guard komisionit të ligjeve

Sondazh

Poll