14 Tetor 2025, 11:56
Nga I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Një debat ka nisur në fund të raportimit të Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari në Komisioni i Ligjeve. Ka qenë pyetja e deputetes Elda Hoti, e cila i ka bërë Lamallarit nëse e konsideron veten si produkt të Soros.
Ndërkohë që Lamallari ka deklaruar se ai nuk ka pasur mundësi të merrte bursa ekselente, pasi ato i jepeshin fëmijëve të politikanëve, duke nënkuptuar kështu deputetët demokratë. Në fund të fjalës së tij, Lamallari theksoi se nuk ia bën biografinë familjare askujt dhe as nuk kompleksohet nëse ia bëjnë atij.
Pjesë nga debati:
Hoti: Është publikuar se fondacioni Soros ka marrë 9 milionë USD për reformën në Shqipëri. A keni punuar me fondacionin Soros dhe a konsideroni veten produkt të tij?
Manja: Kjo është pyetje për interpelancë në seancë plenare, megjithatë deputetët mund të shfrytëzojnë ccdo lloj mediumi për t’i bërë këto pyetje. Është në diskrecionin tuaj në lidhje me përgjigjet.
Lamallari: Jam shumë krenar për përvojën profesionale që më ka shoqërur deri tani. Jam bashkëautor i studimit të parë për krimin e organizuar në vend dhe janë momente të tilla që mundësojnë avancimin në karrierë për të kontribuar falë edhe mbështetjes së këtyre organizmave ndërkombëtare të cilët kanë dhënë mbështetje. Kur shteti shqiptar shpërndante bursat e ekselencës te fëmijët e politikanëve, kemi raste konkrete edhe në këtë sallë, dhe ata që mundoheshin shumë por vinin nga familje normale shqiptare, nuk kishin mundësi, sado që ishin ekselentë, e vetmja mundësi ishte përmes fondeve dhe granteve të partnerëve të tjerë. Kjo ideja e bërjes së biografisë sikur tjetri do kompleksohet, kjo nuk ndodh me mua. Unë nuk ia bëj askujt biografinë familjare.
Hoti: Nuk mund ta vazhdosh fjalën pa fund. Unë pyeta a ke studiuar, nuk të bëra biografinë familjare.
Lamallari: Është e njohur publikisht se kush ka studiuar me fondet e ekselencës në atë kohë në Britaninë e Bashkuar dhe nuk kam qenë unë./Dosja.al
besfort lamallari elda hoti
Politike
14 Tetor 2025, 11:01
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Batutat dhe ironitë mes anëtarëve nuk kanë munguar edhe këtë herë në mbledhjen e p&eum...
Politike
14 Tetor 2025, 10:29
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka folur për ndryshimet në Kodin e ri Penal. Gjatë fja...
Politike
14 Tetor 2025, 10:26
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaruar se gjatë vitit 2024 Shqipëria ka pasur rritj...
Politike
14 Tetor 2025, 08:19
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një atmosferë e zjarrtë përfshiu mbrëmjen e djeshme stadiumin “Nya Ullevi” në Gothenburg,...
Politike
13 Tetor 2025, 20:27
E. D
UÇK
TIRANË- Një protestë gjithëkombëtare do të mbahet ditën e premte (17 tetor) në Tiranë, ku edhe...
Politike
13 Tetor 2025, 20:05
Takimi i ambasadorit Michel Tarran me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari
TIRANË- Kryetari i Prezencës së OSBE-së n...
Politike
13 Tetor 2025, 15:28
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është vlerësuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare t&eum...
Politike
12 Tetor 2025, 16:39
E. D
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen "Partizan...
Politike
13 Tetor 2025, 14:45
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, disa kryetarë komunash kanë siguruar fitore bindëse, duke marr&eum...
Politike
13 Tetor 2025, 14:36
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Qytetarët e Kosovës më 12 tetor iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj n...