PARADOKSI/ Një ditë më parë i ndaluan qytetarët t'i përdornin, sot polici shafqet me motor elektrik në rrugë
Por pas ndalimit të monopatinave elektrike, policia është filmuar duke lëvizur vetë me një motor të tillë.
13 Tetor 2025, 22:39Nga E. D
polici me motor elektrik
DURRËS- Videoja e një polici me motor elektrik ka bërë xhiro në rrjet, kjo pasi një ditë më parë Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtori i përgjithëshëm i Policisë Ilir Proda urdhëruar ndalimin e përdorimit të skuterave dhe motorëve elektrikë në të gjithë vendin.
Por pas ndalimit të monopatinave elektrike, policia është filmuar duke lëvizur vetë me një motor të tillë. Në një video e publikuar nga JOQ Albania, shihet një punonjës policie duke lëvizur me një motor elektrik.
Pamjet janë filmuar nga një qytetar mbrëmjen e sotmen në qytetin e Durrësit. Sakaq, qindra qytetarë që përdorin këto mjete për të shkuar në punë janë lënë pa asnjë alternativë, pasi policia ka bllokuar motorët dhe skuterat, duke u prishur rutinën dhe punën e përditshme, por vetë 'lejohet' që t'i përdorë./Dosja.al