Aktualitet

Projektligji “Për Barazinë Gjinore”/ Sondazhi: 99% e qytetarëve shqiptarë preferojnë familjen tradicionale, burrë, grua dhe fëmijë

Ndërsa 97.6% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja të identiteteve gjinore. Gjithashtu 95.7% janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, duke e cilësuar si indoktrinim ideologjik. Po ashtu 85% e qytetarëve kërkojnë që qeveria të fokusohet në mbrojtjen e familjes dhe rritjen e lindshmërisë, jo në politikat gjinore.

13 Tetor 2025, 20:14 Nga E. D
Projektligji “Për Barazinë Gjinore”/ Sondazhi: 99% e
Instituti për Liri dhe Trashëgimi

TIRANË- Instituti për Liri dhe Trashëgimi ka publikuar së fundmi raportin përmbledhës mbi qëndrimet e qytetarëve ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore”. Nga sondazhi 99% e qytetarëve shqiptarë e shohin familjen tradicionale, burrë, grua, fëmijë si themelin e shoqërisë.

Ndërsa 97.6% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja të identiteteve gjinore. Gjithashtu 95.7% janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, duke e cilësuar si indoktrinim ideologjik. Po ashtu 85% e qytetarëve kërkojnë që qeveria të fokusohet në mbrojtjen e familjes dhe rritjen e lindshmërisë, jo në politikat gjinore.

Gjetjet kryesore të studimit:

• 7.6% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja të “identiteteve gjinore”.
• 99% e shohin familjen tradicionale (burrë, grua, fëmijë) si themelin e shoqërisë shqiptare.
• 96% kundërshtojnë zëvendësimin e fjalëve “nënë” dhe “babë” me “Prind 1 / Prind 2”, duke e konsideruar atë si konfuzion për fëmijët.
• 95.7% janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, duke e cilësuar si indoktrinim ideologjik.
• 92.1% refuzojnë martesën dhe adoptimin nga persona të të njëjtës gjini, edhe nëse kjo do të ishte kusht për anëtarësim në BE.
• 85% kërkojnë që qeveria të fokusohet në mbrojtjen e familjes dhe rritjen e lindshmërisë, jo në politikat gjinore.
• 94% kërkojnë që ligjet që prekin vlerat morale dhe familjare të miratohen me referendum, jo vetëm me votë parlamentare.

Mesazhi i qytetarëve shqiptarë është i qartë:

Po për barazi, jo për ideologji.
Po për Evropën, jo për asimilim kulturor.
Po për progres, por me rrënjë në vlerat tona kombëtare.
Raporti i plotë do të publikohet këtë javë!

instituti për liri dhe trashëgimi

Sondazh

Poll