Aktualitet

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar që i la pasurinë/ Autoritetet dyshojnë për një autor të dytë, targa e skuterit e falsifikuar

Nga informacionet që hetuesit e policisë kanë mbledhur deri më tani, duket se autori pasi ka kryer krimin ka hypur në skuterin e tij dhe është nisur drejt Atikës. 

13 Tetor 2025, 18:21 Nga E. D
Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar që i
foto ilustruese

GREQI- Hetimi nga autoritetet greke vazhdojnë me intensitet të pandërprerë për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në një kamping në Finikounda. Nga informacionet që hetuesit e policisë kanë mbledhur deri më tani, duket se autori pasi ka kryer krimin ka hypur në skuterin e tij dhe është nisur drejt Atikës. 

Targa e skuterit është e falsifikuar.

Protothema shkruan gjithashtu se pas analizimit të pamjeve video, ka arritur në përfundimin se targa e skuterit që drejtonte autori i krimit është e falsifikuar. Ajo që ata dinë është modeli i skuterit, megjithatë, ajo që e bën detyrën e tyre më të vështirë është fakti se ka mijëra skuter të tillë në Atikë. 

Dëshmi për një person të dytë

Njëkohësisht, po analizohen edhe dëshmitë e disa grave që raportuan se, para krimit, autori nuk ishte vetëm, por me një burrë tjetër. Këto janë dëshmi që po shqyrtohen seriozisht, ndërsa pamjet filmike në dispozicion të policisë tregojnë vetëm një person. Sa i përket motiveve pas krimit, ato mbeten ende të panjohura. 
 
Ajo që po shqyrtohet si skenar është se pas vrasjes së dyfishtë qëndron një tru i organizuar që vendosi, për një arsye të panjohur, të urdhërojë vrasjen e pronarit të kampingut. Kjo për shkak se i ndjeri ishte një person me pasuri të konsiderueshme, pjesën më të madhe të së cilës ia kishte lënë një nipi, si dhe mikut të tij kujdestar dhe gjithashtu një viktime. Ndoshta disa njerëz ishin të pakënaqur dhe donin ta largonin nga rruga. Hetimi për rastin është duke vazhduar, ndërsa policia vlerëson se së shpejti do të jetë në gjendje të gjejë autorin e krimit./Dosja.al

policia greke

Sondazh

Poll