13 Tetor 2025, 22:19
Nga E. D
foto ilustruese
ITALI- Policia italiane ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, dy burra dhe dy gra, pasi u kapën duke shitur kokainë brenda lokalit ku punonin. Siç raportohet shqiptarët u ofronin konsumatorëve një pikë të lehtë dhe gjithmonë të hapur për të blerë drogë. Të arrestuarit janë një grua 25-vjeçare, një burrë 28-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një burrë 49-vjeçar, të gjithë me origjinë shqiptare.
Gjatë kontrolleve personale dhe në banesat e tyre, falë edhe ndihmës së qenve antidrogë, policia gjeti dhe sekuestroi: rreth 470 gramë kokainë, prej të cilave 400 gramë të ndara në 3 pako, mbi 1 kilogram marijuanë, pjesërisht e ndarë në doza gati për shitje, një copë hashash prej mbi 100 gramësh, materiale për paketimin e lëndëve narkotike, si dhe 5,190 euro në para të gatshme.
Gjithashtu është sekuestruar edhe lokali, pasi u vërtetua se ishte përdorur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe funksionale për kryerjen e veprës penale të trafikut të drogës. Të arrestuarit janë dërguar në burgun ‘Santa Maria Maggiore’ të Venecias dhe në burgun e grave ‘Venezia-Giudecca’, me përjashtim të njërës prej grave, e cila është vendosur në arrest shtëpie në banesën e saj./Dosja.al
policia italiane
Aktualitet
13 Tetor 2025, 20:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Agjensia amerikane e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve lakale të Kosovës. Në ...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 20:14
E. D
Instituti për Liri dhe Trashëgimi
TIRANË- Instituti për Liri dhe Trashëgimi ka publikuar së fundmi raportin përmbl...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 20:18
E.d
Blerina Muço
TIRANË - Blerina Muço, gjyqtarja e shkarkuar dy vite më parë nga vetingui është rikthter në p...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 19:56
E. D
pamje nga vendngjarja
SPAC- Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç e përshkallëzuan protestën të hën&e...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 18:57
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Policia ka reaguar lidhur me trafikun e rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje t...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 18:21
E. D
foto ilustruese
GREQI- Hetimi nga autoritetet greke vazhdojnë me intensitet të pandërprerë për të identifikuar dhe ...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 17:58
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi ka shpallur vakancën për Avokatin e Popullit gjatë Komisionit të Ligjeve. Bëhet me dije se op...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 17:23
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i zhvilluar në Elbasan mesditën e sotme. Mësohet se ...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 17:09
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Policia zhvilloi një operacion policor mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, duke çuar në shoq...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 16:55
E.d
Foto ilustruse
DURRËS - Policia ka arrestuar dy shoferë 48 dhe 45 vjeç, pasi tentuan të kalonin ilegalisht pesë persona jasht&eu...