Aktualitet

DETAJE nga Operacioni në Elbasan/ Tre nga të shoqëruarit refuzojnë të zbulojnë identitetin, dorëzojnë dokumente të falsifikuara

Siç raportohet ata kanë dhënë dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjatë operacionit u shoqëruan disa persona, ndërsa u sekuestruan edhe armë zjarri.

13 Tetor 2025, 17:23 Nga E. D
DETAJE nga Operacioni në Elbasan/ Tre nga të shoqëruarit
foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i zhvilluar në Elbasan mesditën e sotme. Mësohet se tre nga të ndaluarit kanë refuzuar të japin identitetin e tyre për uniformat blu.

Siç raportohet ata kanë dhënë dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjatë operacionit u shoqëruan disa persona, ndërsa u sekuestruan edhe armë zjarri.

Mes të shoqëruarve nga policia është edhe një biznesmen dhe Maks Lika, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin./Dosja.al

operacioni policor ne elbasan

Sondazh

Poll