Aktualitet

U shkarkua dy vite më parë nga vetingu, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muço

rupi gjykues i përbërë nga Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz vendosi rikthimin në punë të gjyqtares Muço.

13 Tetor 2025, 20:18 Nga E.d
U shkarkua dy vite më parë nga vetingu, KPA rikthen në
Blerina Muço

TIRANË - Blerina Muço, gjyqtarja e shkarkuar dy vite më parë nga vetingui është rikthter në punë me vendim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Trupi gjykues i përbërë nga Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz vendosi rikthimin në punë të gjyqtares Muço.

Më 11 nëntor të vitit 2023 Blerina Muço ishte shkarkuar nga detyra me vendim të KPK. Kjo pasi në vlerësimin e pasurisë së saj u evidentuan probleme, të cilat cënonin besimin e publikut tek drejtësia.

“Trupi gjykues KPA i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023. 

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 711, datë 01.11.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA./Dosja.al

 blerina muço kpa veting

Sondazh

Poll