Bota

I akuzuar për 10 milionë euro korrupsion/ Ish- presidenti i Francës Nicolas Sarkozydo të burgoset më 21 tetor

Sarkozy është shpallur fajtor nga gjykata më e lartë e Francës, pasi mori 10 milionë euro rryshfet gjatë mandatit të tij.

13 Tetor 2025, 18:53 Nga E.d
I akuzuar për 10 milionë euro korrupsion/ Ish- presidenti i
Nicolas Sarkozy

FRANCË - Ish- President i Francës, Nicolas Sarkozy do të burgoset më 21 tetor. Sarkozy është shpallur fajtor nga gjykata më e lartë e Francës, pasi mori 10 milionë euro rryshfet gjatë mandatit të tij. Sipas asaj çfarë raportuan mediat e huaja, Nicolas Sarkozy do të burgoset më më 21 tetor.

Sarkozy u paraqit sot në gjykatë për të përcaktuar datën e burgosjes së tij. Kjo është një procedurë e veçantë e ndjekur në rastin e Sarkozy-t, i cili ishte president i Republikës Franceze. Menjëherë pas burgosjes së tij, Nicolas Sarkozy ka të drejtë të paraqesë një kërkesë për të vuajtur dënimin e tij jashtë burgut, me një byzylyk. 

Sarkozy, president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, u dënua me pesë vjet burg, pasi gjykata e shpalli fajtor për konspiracion kriminal për të marrë fonde zgjedhore nga regjimi i Muamar Gadafit./Dosja.al

nicolas sarkozy  21 tetor francë

Sondazh

Poll