13 Tetor 2025, 13:28
Nga I.A

IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim në parlamentin izraelit ditën e sotme ku dhe lajmëroi lirimin e pengjeve izraelite. Trump në fjalën e tij e ka quajtur ditën e sotme si një agim historik për një Lindje të Mesme të re.
"Pas dy vitesh të tmerrshme, errësire dhe robërie, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. Izraeli konfirmoi këtë mëngjes se shtatë nga personat e rrëmbyer nga Izraeli i ishin dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK). Gjithsej 20 pengje pritet të lirohen gjatë ditës. Pasi t’i dorëzohen KNKK-së, pengjet e liruara do t’u transferohen forcave izraelite brenda Rripit të Gazës. Në Izrael, raportet për lirimin e pengjeve të para të mbajtura nga Hamasi islamist në Rripin e Gazës kanë shkaktuar lehtësim dhe gëzim të jashtëzakonshëm," tha Trump.
Presidenti amerikan ka shprehur vlerësimin e tij për kombet arabe dhe udhëheqësit myslimanë që u bashkuan për të ushtruar presion mbi Hamasin, për të liruar pengjet.
"Kishim shumë ndihmë… shumë njerëz që nuk do t’i dyshonit, dhe dua t’i falënderoj shumë për këtë. Është një triumf i jashtëzakonshëm për Izraelin dhe botën që të gjitha këto kombe të punojnë së bashku si partnerë në paqe,” tha Trump.
Mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Pengjeve në qendër të Tel Avivit shpërthyen në festime këtë mëngjes. Megjithatë, ushtria izraelite nuk beson se Hamasi, i cili klasifikohet si një organizatë terroriste nga shumë shtete, do të jetë në gjendje të dorëzojë të 28 pengjet e vdekura brenda armëpushimit 72-orësh të rënë dakord. Armëpushimi hyri në fuqi të premten si pjesë e një plani paqeje të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë rreth 2,000 të burgosur palestinezë, përfshirë deri në 250 që janë dënuar me burgim të përjetshëm./Dosja.al
donald trump
Bota
13 Tetor 2025, 12:49
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ngjit në skenën e Knessetit nën duartrokitje dhe shkëmbeu ...
Bota
13 Tetor 2025, 11:40
I.A
SUEDI- Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt fituan çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2025 për shpjegimin e rritjes ekonomike t&...
Bota
13 Tetor 2025, 11:03
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një tjetër konflikt i dhunshëm që ka degraduar në përdorimin e thikave mes të miturve, ësht...
Bota
13 Tetor 2025, 09:00
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur tashmë në Tel Aviv. Presidenti do t’i drejtohet Kne...
Bota
13 Tetor 2025, 08:42
M.L
Foto ilustruese
HAMAS- Në një tjetër gjest mirënjohjeje ndaj Donald Trump pas marrëveshjes që ai arriti për Ga...
Bota
13 Tetor 2025, 08:35
M.L
Sari Markson
AUSTRALI- Gazetarja e Sky News Australia, Sari Markson, shpërtheu në emocione në transmetim kur u thirr për...
Bota
13 Tetor 2025, 08:31
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Sot 13 tetor është realizuar lirimi i shtatë pengjeve izraelitë nga Hamasi. BBC raporton ushtria izraelite ka k...
Bota
13 Tetor 2025, 07:53
M.L
Foto ilustruese
GAZA- Shtatë pengje janë liruar dhe i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, sipas raportimeve n...
Bota
13 Tetor 2025, 07:28
M.L
Donald Trump
IZRAEL- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nisur me avionin Air Force One drejt Lindjes së Mesme. Ai do ta vizitoj&...
Bota
12 Tetor 2025, 23:09
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” në zgjedhjet lokale në Kosovë, List&e...