Politike

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Vetëvendosja e Kurtit shkon në balotazh në 12 komuna, rezultatet e fituesve në disa qytete

Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta në shumicën e komunave, të cilat do të shkojnë në balotazh.

13 Tetor 2025, 07:36 Nga M.L
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Vetëvendosja e Kurtit shkon në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta në shumicën e komunave, të cilat do të shkojnë në balotazh.

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre kanë përfunduar garën për kryetarë komunash në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor. 

REZULTATET:

Ferizaj: Agim Aliu (PDK) fiton me mbi 56% të votave.

Lipjan: Imri Ahmeti (LDK) fiton me mbi 51% të votave.

Podujevë: Shpejtim Bulliqi (LVV) fiton me mbi 53%.

Skenderaj: Sami Lushtaku (PDK) fiton bindshëm me mbi 83% të votave.

Kamenicë: Kadri Rahimaj (LVV) fiton mbi 50%.

Istog: Ilir Ferati (LDK) siguron 58% të votave.

Shtime: Qemajl Aliu (LVV) fiton mbi 50%.

Malishevë: Ekrem Kastrati (Nisma Socialdemokrate) fiton mbi 53%.

Deçan: Bashkim Ramosaj (AAK) fiton mbi 51%.

Drenas: Ramiz Lladrovci (Për Drenasin Kampion) fiton mbi 52%.

Hani i Elezit: Mehmet Ballazi (PDK) fiton mbi 50%.

Mamushë: Abdulhadi Krasniç (KDTP) fiton mbi 50%.


Në katër komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – fitues kanë rezultuar kandidatë të Listës Serbe, e cila ka fituar gjithashtu edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Në 17 komunat e tjera, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.  Dalja në votime ka qenë rreth 39%, ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë, përfshirë rreth 44.000 votues me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor./ Dosja.al

zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll