Politike

Prishtina në balotazh/ Rama: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin që i bashkohet vizionit tonë

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se tashmë janë fitues në Prishtinë, pasi doli i pari.

12 Tetor 2025, 22:43 Nga I.A
Prishtina në balotazh/ Rama: Jemi të gatshëm të
Perparim Rama

KOSOVË- Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, ka thënë se është i hapur të bashkëpunojë me cilëndo parti për balotazh që i përshtatet vizionit të partisë së tij. Në një konferencë për media, ai ka theksuar se tashmë janë fitues në Prishtinë, pasi doli i pari.

Duhet ta shikojmë të ardhmen, mos të fokusohemi në të kaluarën. Pra, çdokush që reflekton dhe e di që e mira është fokusi ynë i përbashkët në zhvillimin e qytetit. Kushdo që bëhet pjesë e vizionit tonë, i cili është tashmë fitues në kryeqytet, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin që i bashkohet vizionit tonë për transformimin e mirëfilltë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit,” ka thënë Rama.

përparim rama

Sondazh

Poll