Politike

Exit-pollet e Ubo Consulting/ Prishtina shkon në balotazh. Rama pritet të ballafaqohet me Çekun

Rezultatet tregojnë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 34.3% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, renditet shumë afër me 32.1%. Në vendin e tretë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9%, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.8%, dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7% të votave.

12 Tetor 2025, 19:41 Nga I.A

Exit-pollet e Ubo Consulting/ Prishtina shkon në balotazh. Rama pritet

KOSOVË- Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh. Rezultatet tregojnë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 34.3% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, renditet shumë afër me 32.1%.

Në vendin e tretë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9%, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.8%, dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7% të votave.

Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës.

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll