10 Tetor 2025, 22:45
Nga M.L
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Jemi në Drizar të Mallakastrës, aty ku tre vëllezër, Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj kanë marrë përsipër të jenë vetë shteti në fshat, pasi kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën që të çon në varrezat e fshatit, duke nxitur një konflikt që ka degjeneruar dhe në përplasje fizike, sharje dhe kërcënime mes tyre dhe Kelmend Tenajt. Ky i fundit jeton në Itali dhe ka udhëtuar shpesh herë nga atje drejt Mallakastrës me shpresën se do të gjejë zgjidhje.
Situata u agravua më shumë, pasi vëllai i Kelmendit ndërroi jetë dhe duhej marrë leje tek tre vëllezërit për të kryer nderimet, ndërsa akoma më e rëndë situata është bërë tani, ku prej ditësh, Kelmendi dhe familjarët e tij nuk mund të bëjnë dot varrin e të ndjerit që bën 1 vjetorin e vdekjes, pasi rruga është e bllokuar dhe Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj nuk lënë makinën të kalojë, duke bllokuar rrugën.
Makina që do të sillte materialet për të bërë varrin ngjitet dhe zbret disa herë nga varrezat pa mundur të kryejë punë, ndërsa siç shprehet Kelmendi, institucionet nuk bëjnë asnjë lëvizje në këtë situatë. Vetëm një herë që vetë Këshilli bashkiak dhe me urdhër të kryetarit Qerim Ismailjat ka hapur rrugën, por jo për shumë gjatë, pasi ‘’tre agallarët’’ e fshatit e kanë bllokuar sërish, duke kryer një vepër penale, por fatkeqësisht duke ia hedhur paç.
Ne takojmë drejtorin e Policisë Bashkiake, i cili është koshient që është shkelur ligji, por dhe shprehet dhe i pafuqishëm të zgjidhë situatën, pasi e para Policia Bashkiake sipas tij nuk ka aq shumë efektivë sa për tu marrë me çdo rast dhe e dyta duhet ti drejtohemi Prokurorisë, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale të përsëritur. Në fund u shpreh i gatshëm ti jepte fund konfliktit, por nuk e mbajti fjalën.
Po Bashkia Mallakastër çfarë roli ka në këtë mes?!
Për këtë pyetëm kryebashkiakun, Qerim Ismailaj, por që fatkeqësisht u përballem me arrogancë dhe mungesë përgjegjësie, nga ai që është votuar nga qytetarët për të zgjidhur problemet, që në këtë rast kanë ardhur nga mosfunksionimi i shtetit. Pavarësisht debateve dhe diskutimeve pasi nuk ishin në kushte normale me zotin Ismailaj, për shkak se ai ishte në karrigën e tij brenda zyre ndërsa ne kishim oficerin e Policisë Bashkiake, i cili na mbante me forcë që në asnjë mënyrë mos të futeshim në zyrën e kryebashkiakut.
Ky i fundit e dha një zotim në fund, por ashtu si dhe drejtori i Policisë Bashkiake, nuk e mbajti fjalën, pasi Kelmendi shprehet se rruga ende nuk është hapur, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është bërë me dosjen e tij në Prokurori./Piranjat.al
mallakaster bashkia
Aktualitet
10 Tetor 2025, 22:40
M.L
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja, duke ngritur shqetësimin për m...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 22:25
M.L
Foto nga emisioni
TIRANA- Evropa përjetoi këtë verë ditë të tëra ferri për shkak të flakëve që p&eum...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 22:17
E. D
foto nga emisioni
ELBASAN- Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në ...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 22:04
M.L
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha tha se kishin menduar më herët se në Shqipëri do të ndodhte si në qytete proble...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:57
E. D
Xhenis Demaj dhe Ezmir Zenelaj
ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me nga 28 muaj burg secili në Angli, pasi u shpallën fajtor&eu...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:48
Ervin Bejleri
foto ilustruese
TIRANË- Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmend...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:37
E. D
foto ilustruese
FIER- Situata që zbuluam në këtë familje është pak të quhet emergjente. Në bashkëpunim me aut...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilë...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:07
Florjan Binaj
Florjan Binaj
TIRANË- Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem m...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 20:49
E. D
foto ilustruese
Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Q...