Aktualitet

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira/ Dy shqiptarë dënohen me burg në Angli, sekuestrohet kokaina me vlerë mbi 20 mijë paund (EMRAT+ PAMJET)

Siç raportojnë mediat britanike, Xhenis Demaj dhe Ezmir Zenelaj, të dy 27 vjeç, u arrestuan pranë tregut Needham. Po në atë vend policia zbuloi një sasi të konsiderueshme kokaine brenda një ruloje të marrë me qira.

10 Tetor 2025, 21:57 Nga E. D
U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira/
Xhenis Demaj dhe Ezmir Zenelaj

ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me nga 28 muaj burg secili në Angli, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në furnizimin me drogë të klasit A. Siç raportojnë mediat britanike, Xhenis Demaj dhe Ezmir Zenelaj, të dy 27 vjeç, u arrestuan pranë tregut Needham. Po në atë vend policia zbuloi një sasi të konsiderueshme kokaine brenda një ruloje të marrë me qira.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan gjithashtu rreth 1,000 paund para cash dhe kokainë me vlerë tregu mbi 20,000 paund. Gjithashtu autoritetet britanike thanë se dënimi i dy shqiptarëve është pjesë e një operacioni më të gjerë kundër trafikimit të drogave të forta në zonën e Suffolk-ut.

ezmir zenelaj xhenis demaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2025, 21:48 Ervin Bejleri

Vini, vetëm në skenë

foto ilustruese TIRANË- Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmend...