Aktualitet

TRONDITJE në Fier/ Djegie me cigare dhe abuzim në shtëpi. Halla marrëdhënie seksuale në sy të nipërve, për nënën e fëmijëve çdo gjë ishte normale

Psikologia që është pjesë e ekipit nuk humbet kohë dhe përpiqet t’i shpjegojë nënës se situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe se nuk mund të vazhdohet më kështu. Por për të shmangur që dy abuzuesit të mësojnë për praninë e autoriteteve aty, i kërkojmë nënës t’i kontaktojë ajo vetë.

10 Tetor 2025, 21:37 Nga E. D
TRONDITJE në Fier/ Djegie me cigare dhe abuzim në shtëpi. Halla
foto ilustruese

FIER- Situata që zbuluam në këtë familje është pak të quhet emergjente. Në bashkëpunim me autoritetet, Piranjat vendosën se duhet ndërhyrë menjëherë. Ajo që e shton edhe më shumë nxitimin është fakti se halla dhe partneri i saj janë rikthyer në Shqipëri, pas një qëndrimi të përkohshëm në Korfuz. Në hyrje të banesës, gazetarët u përballen me nënën e fëmijëve, e cila tregon se Arta dhe Vasili ndodhen pak kilometra më larg.

Psikologia që është pjesë e ekipit nuk humbet kohë dhe përpiqet t’i shpjegojë nënës se situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe se nuk mund të vazhdohet më kështu. Por për të shmangur që dy abuzuesit të mësojnë për praninë e autoriteteve aty, i kërkojmë nënës t’i kontaktojë ajo vetë.

Pas pak, gazetarët nisen drejt vendndodhjes që tregon ajo bashkë me agjentët e policisë së Fierit. Vetëm disa minuta më vonë, grupi përballet në një lokal pranë spitalit të qytetit.

Gazetarja e “Piranjat” i drejtohet Vasilit dhe Artës: “Çfarë kuptoni me fjalën intimitet? Po privatësi? Marrëdhënie seksuale e dini çfarë është?

A e bëni në sy të të tjerëve? A ua shfaqni fëmijëve? Kush e ka fajin këtu? Ju të dy.”

Përgjigjet janë po aq tronditëse sa vetë gjesti që kanë kryer. Në pamjen e tyre nuk ka asnjë shenjë përgjegjësie apo pendese. Gati çdo gjë u duket normale.

Në këtë debat shfaqen edhe ndërhyrje të tjera. Fëmijët flasin për çfarë ndodh pas derës, dhe Piranjat i kujton hallës se gjithçka është bërë me vetëdije.

Gruaja mundohet të justifikohet: “Nuk di gjë o Vasil, për Zotin e madh, nuk di gjë…”

Në përpjekje për t’u larguar, Vasili kapet nga policët. Ndërsa Vasili shoqërohet në komisariat, Arta, halla e fëmijëve, nis të tregojë versionin e saj: “Atë ditë po flija gjumë, më tha mbulo kokën. Pse ta mbuloj, i thashë. Më tha mbuloje, pastaj bëmë… E kuptova çdo gjë, por s’fola sepse më rreh ai.”

Tani historia merr një tjetër drejtim. Arta na zbulon edhe anën e dhunshme të partnerit të saj.

Ajo flet për goditje, për ditë të tëra nën frikë dhe për sjelljet e rënda të tij, që e përfshinin edhe në prani të fëmijëve.Në fytyrën e saj duken shenja që ngjajnë me djegie nga cigaret.

Tregon se ai linte derën hapur, fuste qëllimisht fëmijët brenda kur kryente marrëdhënie seksuale, madje e puthte vajzën e vogël “për shaka”.

Arta shton se Vasili e ka kërcënuar me jetë nëse ai futet ndonjëherë në burg. Pas shoqërimit të të dyve në komisariat, vjen pjesa më e vështirë. Një ekip me psikologë, punonjës socialë dhe oficerë policie shkon në shkollën ku mësojnë fëmijët, për t’i marrë nën kujdestari të veçantë.

Ky veprim duhej bërë shumë më herët, sepse fëmijët ishin në kushte të rënda fizike dhe emocionale. Por kur specialistët shkojnë në shtëpi për t’i marrë, nëna refuzon të bashkëpunojë. Ajo hesht, nuk përgjigjet, nuk pranon asgjë që i thuhet.

Ndërkohë ndodh diçka e papritur: Vajza 11-vjeçare, që deri në atë moment nuk kishte folur, fillon të flasë. I drejtohet nënës me një pjekuri që të lë pa fjalë, duke i thënë gjëra që çdo prind duhej t’i dëgjonte.

Në atë shtëpi, rolet janë përmbysur: Vajza është bërë e rritura, nëna e humbur.

Pas një bisede të gjatë mes tyre, nëna bindet dhe pranon të udhëtojë me fëmijët drejt një qendre të specializuar rehabilitimi. Një vend ku do të kenë kujdes, dashuri dhe një mundësi për të filluar nga e para. Një fëmijëri e mohuar. Në këtë histori të rëndë, mes varfërisë, dhunës dhe abuzimit, ajo që na tronditi më shumë ishte vajza 11-vjeçare mënyra si e pranon realitetin, me qetësinë dhe maturinë e një të rrituri. Por kjo pjekuri, në fakt, është dëshmia më e dhimbshme e një fëmijërie të mohuar./PIRANJAT

fier

Sondazh

Poll