10 Tetor 2025, 21:48
Nga Ervin Bejleri
foto ilustruese
TIRANË- Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes. Në kohën kur duhej të ishte zëri i shpirtit, është kthyer në zë të sfondit.
Sepse… në Shqipëri politika e ka dhunuar artin. E ka dashur dhe e do vasal, të bindur. Që të lutet për një fond, për një skenë a për një projekt. Politika e do artistin jo partner, jo rival, por dekor. Një dekor në foto duke mbjellë pemë, që poston e riposton kur u duhet dhe hesht kur i kërkohet. Sepse politika nuk do rivalë. Dhe artisti është rivali më i rrezikshëm për të:
Artisti i zë skenën, pushton mendjet, fiton me fjalë, jo me pushtet. Dhe kjo i tremb.
Unë vij nga Teatri.
Teatri të bën njeri. Për të ngrënë e për t’u shumuar e bëjnë edhe kafshët, por teatër jo. Teatri është ushqim i shpirtit. Por ja që politika i shemb edhe teatrot…
A mund të ndryshojë një artist një qytet? Një vend?
Nuk është se ka ndonjë rregull për këtë. Sepse kemi parë një aktor që u bë hero në luftë — Zelensky-n.
Dhe kemi parë një piktor që u bë kryeministër, por që sot drejton një vend me më shumë varfëri, më shumë korrupsion dhe më pak liri. Pra, nuk mjafton të vish nga arti. Duhet të kesh brenda dhe të mos e humbasësh shpirtin e artit.
Atë që të bën njeri: empatinë, ndjeshmërinë, aftësinë për t’i parë njerëzit jo si spektatorë të suksesit tënd personal, por si bashkëaktorë në këtë qytet.
Tirana na ka mësuar që arti nuk bën dot ndryshim duke lyer fasadat e pallateve.
Arti mund të bëjë ndryshim duke përmirësuar jetën dhe zbukuruar shpirtin e atyre që jetojnë brenda atyre mureve, pas atyre fasadave. Atëherë ndoshta mund të bësh një ndryshim të vërtetë.
Një artist në politikë mund të bëjë një ndryshim të madh për mirë, ose një ndryshim të madh për keq.
Pyetja është: Je artist i njerëzve, apo je artist i salloneve?/PIRANJAT
piranjat
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:37
E. D
foto ilustruese
FIER- Situata që zbuluam në këtë familje është pak të quhet emergjente. Në bashkëpunim me aut...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilë...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 21:07
Florjan Binaj
Florjan Binaj
TIRANË- Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem m...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 20:49
E. D
foto ilustruese
Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Q...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 20:11
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Një shqiptarë është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedh...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 19:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kan&eu...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 19:49
M.L
Fatmir Sheholli
KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 19:31
E. D
KQZ
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi i marrë një ditë më parë dhe...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 19:13
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin “Dë...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 18:39
M.L
Ismail Kadare
FRANCË- Këshilli Bashkiak i Parisit ka vendosur dje unanimisht të vendosë një pllakë përkujtimore n&e...