Aktualitet

“Nuk kemi kulturë të japim dorëheqje", vrasja e gjykatësit, Hoxha: Përgjegjëse është gjuha e urrejtjes, duke nisur nga Edi Rama që shpërndan...

I ftuar në emisionin "Kjo Javë", Hoxha tha se në Shqipëri mungon kultura e dorëheqjes dhe askush nuk mban përgjegjësi. Më tej gazetari gjithashtu akuzoi politikën për përhapjen e gjuhës së dhunës, duke filluar që nga kryeministri Rama.

10 Tetor 2025, 22:40 Nga M.L
“Nuk kemi kulturë të japim dorëheqje", vrasja e
Artan Hoxha

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja, duke ngritur shqetësimin për mungesën totale të përgjegjshmërisë në institucionet shqiptare. I ftuar në emisionin "Kjo Javë", Hoxha tha se në Shqipëri mungon kultura e dorëheqjes dhe askush nuk mban përgjegjësi. Më tej gazetari gjithashtu akuzoi politikën për përhapjen e gjuhës së dhunës, duke filluar që nga kryeministri Rama.

Artan Hoxha: Ka pasur edhe raste që gjyqtarët kanë qëlluar me armë edhe njëri-tjetrin, ka qenë me shumë përvojë, jo të rinj. Një rast ka qenë një Prokuror që ka plagosur një kryetar Gjykate. Kush mund ta japi dorëheqjen? Nuk kemi ne kulturë të japim dorëheqjen. Vetëm Sivinjo nesër mund të japi, nëse humb. Nuk e kemi ne këtë kulturë, as të klasës politike, as të magjistratëve që të ndjejnë përgjegjësi deri në atë shkallë, e të thonë që kjo nuk eci dhe unë duhet të largohem.

Kush është përgjegjësi? Një sistem i tërë i devijuar, është gjuha e urrejtjes që nuk e përdorin mediat, por kryeministri i pari që shpërndan çdo javë shpërthime me eksploziv. Nuk e kuptoj si nuk i thotë dikush që kjo ka ndikim. Pse duhet të vësh eksploziv dhe ta shpërndash.

Gjuha e politikanëve në Kuvend, në proceset e tyre. Kur një prokurore e Shkodrës nuk kishte dhënë vendim siç donte kryeministri, u sulmua personalisht. Patë gjë ju që të ngriheni prokurorët e këtij vendi dhe të hynin në grevë 48 orë, deri sa të kërkonte ndjesë?  Përkundrazi, iu sul një tjetri një muaj më vonë. Kur qytetari shikon që kryeministri po i zgjidh gjerat me dhunë dhe pushtet, çfarë do bëjnë ata./ Dosja.al

artan hoxha astrit kalaja

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2025, 21:48 Ervin Bejleri

Vini, vetëm në skenë

foto ilustruese TIRANË- Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmend...