Politike

Berisha: Emri i Artur Shehut shfaqet me gjeneral Lisin dhe Agaçin në një operacion perfekt mafioz

Gjatë një konference për median Berisha tha se nuk ka hipur kurrë në makinë me Shehun në vitin 1998 dhe se emri i tij u shfaq në lidhje me një operacion mafioz ku ishte i përfshirë edhe gjeneral Lisi.

10 Tetor 2025, 13:55 Nga E.d
Berisha: Emri i Artur Shehut shfaqet me gjeneral Lisin dhe Agaçin në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se emri i Artur Shehut ka dalë si pjesë e informacioneve, të cilat lidhen me Engjëll Agaçin dhe me gjeneral Lisin. Gjatë një konference për median Berisha tha se nuk ka hipur kurrë në makinë me Shehun në vitin 1998 dhe se emri i tij u shfaq në lidhje me një operacion mafioz ku ishte i përfshirë edhe gjeneral Lisi.

Në fund Kreu i PD-së tha se gjenerali Lisi mori 30 hektarë nga Artur Shehu përmes një fondacioni.

"Tani, dje më pyete a ke hipur në makinë të Artur Shehut kur ke shkuar në Vlorë në vitin 1998? Absolutisht jo. Dhe është e dokumentuar. Por, edhe mund të kisha hipur sepse Artur Shehu i vitit 1998 me Artur Shehun e mëvonshëm, dallimi është si midis ditës dhe natës apo Edi Ramës dhe Ismail Qemalit. Të themi. E thashë, di për këtë këto. Di që është i një familje të persekutuar, më kanë thënë, familje të mirë. Por emri i tij na u shfaq me gjeneral Lisin dhe Don Agaçion në një operacion perfekt mafioz. Gjeneral Lisi mori 30 hektarë nga Artur Shehu, se si e kishte rregulluar me një fondacion, dhe bëri burg ai. Dhe çfarë tha ai? Artur Shehun ma solli Agaçio A tha kështu? Tani, a mund të ketë lidhje? Unë nuk e di, por nuk e përjashtoj sepse ai është vlonjat. Siç e patë ju, ai vazhdonte ndërtimet në Vlorë. Një perandori e tërë. Unë nuk kam dijeni për lidhjet me një deputet," tha Berisha./Dosja.al

artur shehu sali berisha pd

Sondazh

Poll