Politike

"Rama ka transferuar drogë me valixhe diplomatike"/ Berisha: PD nuk do pajtohet kurrë me shpalljen sekret të udhëtimeve të tij

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se vendosja e aktit të kofidencialitetit për shpenzimet e tij është një ligj, i cili i përket diktaturës jo demokracisë.

10 Tetor 2025, 12:42 Nga E.d
"Rama ka transferuar drogë me valixhe diplomatike"/ Berisha: PD
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Rama ka kryer udhëtime me parat publike dhe se ka transferuar sasi droge  gjatë vizitave të tij diplomatike. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se vendosja e aktit të kofidencialitetit për shpenzimet e tij është një ligj, i cili i përket diktaturës jo demokracisë.

Ai deklaroi se Partia Demokratike nuk pajtiohet me këtë akt të vendosur nga Rama dhe ministrat e qeverisë, të cilët ai i quan "kukullat e Ramës". Në fund, ai akuzoi ministrat se vendimet që marrin nuk janë pro interesit qytetar dhe atij publik.

"Po, gjatë diktaturës, diktatori Enver Hoxha i kishte sekret shpenzimet dhe i kishte të pakufishme. Por diktatori Hoxha, duhet të pranojmë, se shtëpinë katërkatëshe të re që ndërtoi, nuk e regjistroi as në emër të vetin, as të familjes së tij. Jo. E regjistroi pronë shtetërore dhe ajo sot është pronë shtetërore. Njeriu që ka bërë 140 e sa udhëtime me avion taksi për veten e tij, dhe që akuzohet se me këtë avion ka transferuar me valixhe diplomatike qindra milionë euro të drogës dhe të trafiqeve, të bitcoin-eve dhe të tjera. Akuzohet se ka transferuar ngarkesa droge. Që refuzoi komisionin hetimor parlamentar për hetimin e këtyre transfertave.

Që refuzoi komisionin hetimor parlamentar për të verifikuar të dhënat që thonë se valixhet diplomatike të çarterit të Edi Ramës janë më numerike se të të gjithë kryeministrave evropianë të marrë së bashku në një vit. Apo të presidentëve. Tani kaloi në një akt, thashë edhe njëherë, që ka ekzistuar në Shqipëri vetëm në kohën e diktatorit Enver Hoxha. PD nuk do pajtohet kurrë me një vendim të tillë të turpshëm të Edi Ramës dhe kukullave të tij, që siç duket janë në një verbëri të plotë, nuk kanë asnjë interes publik, asnjë interes qytetar, nuk njohin asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, asnjë normë, asnjë standard përveç Edi Ramës dhe interesave të tyre," tha Berisha./Dosja.al

pd ps sali berisha

Sondazh

Poll