Politike

Takimi i Arubës/ Berisha: Ka qenë i pranishëm Agaçi po përpiqem të identifikoj edhe emrin e ministrit

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se pjesëmarrës në takimin e Arubasa kanë qenë përfaqësuesit e Ramës.

10 Tetor 2025, 13:44 Nga E.d
Takimi i Arubës/ Berisha: Ka qenë i pranishëm Agaçi po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave ,Engjëll Agaçi se ka qenë pjesë në takimin e Arubas. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se pjesëmarrës në takimin e Arubasa kanë qenë përfaqësuesit e Ramës.

Sipas tij ky rast është fakti më flagrant i bashkëpunimit të Edi Ramës me kartelet e drogës. Në fund Berisha, tha se kjo është e vërtetuar nga dosja belge dhe antimafia italiane.

"Tani, të them të vërtetën, nuk i kurseja. Di, me një përqindje shumë të lartë sigurie, por jo 100 përqind, se Don Agaçio ka qenë aty. Cili nga ministrat, nuk e di. Jam duke u përpjekur ta gjej. Se nuk i shërben çështjes nëse unë flas jo të vërtetën. Aruba është e vërtetë. Aruba është fakti më flagrant i bashkëpunimit të Edi Ramës me kartelet e drogës. Ka qenë apo s’ka qenë Edi Rama, është një element. Por fakti që ka vendosur të nisë përfaqësues të tij në Aruba, është shumë e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Dhe kjo është e faktuar nga dosja belge, nga antimafia italiane dhe libri është publikuar. Është faktuar nga dosja që fsheh Altin Troplini në SPAK. Pra, të mos ketë dyshime kush se po fsheh unë ndonjë ministër. Jo, nuk kursej. Sapo unë, po përpiqem, sapo unë ta identifikoj, do ta them," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd engjëll agaçi

Sondazh

Poll