Politike

Zgjedhjet për Tiranën/ Berisha: Rama po ndjek rrugën e Xhaçkës, por asgjë nuk mund të nxirret jashtë kuadrit kushtetues

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se PD-ja e ka dënuar më parë vendimin e Presidentit Begat, të cilin e quan "kukull të Ramës".

10 Tetor 2025, 13:07 Nga E.d
Zgjedhjet për Tiranën/ Berisha: Rama po ndjek rrugën e
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, ka thënë se Partia Demokratike do të respektojë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se PD-ja e ka dënuar më parë vendimin e Presidentit Begat, të cilin e quan "kukull të Ramës".

Në fund, Kreu i demokratëve u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një goditje për Kryeministrin Rama.

"Pasi mori një goditje fatale nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama njoftoi se do vazhdojë në rrugën Xhaçka, do bëjë atë që bëri me Xhaçkën. Por, i garantoj qytetarët e Tiranës se duke respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe duke dënuar me forcën më të madhe edhe njëherë aktin e shëmtuar dhe të papërgjegjshëm të presidentit kukull të Edi Ramës, asgjë nuk do mund të nxirret jashtë kuadrit kushtetues. Kjo është përgjigja ime," tha Berisha./Dosja.al

pd sali berisha bajram begaj

Sondazh

Poll