Politike

Berisha përshëndet sërish marrëveshjen e paqes për Gazën: Arritje me impakt të madh në paqen botërore!

Gjatë një konferencë për mediat, Kreu i Partisë Demokratike tha se kjo është një marrëveshje historike e cila reflekton arritje dhe se uroi që edhe fazat e tjera të ndjekin këtë ritëm.

10 Tetor 2025, 13:01 Nga E.d
Berisha përshëndet sërish marrëveshjen e paqes për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen e paqes për Gazën, e cila u bë e mundur nga Presidenti Trump. Gjatë një konference për mediat, Kreu i Partisë Demokratike tha se kjo është një marrëveshje historike e cila reflekton arritje dhe se uroi që edhe fazat e tjera të ndjekin këtë ritëm.

Në fund, Berisha tha se kjo është një arritje e Presidentit Trump dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtar, të cilët bënë të mundur zhvillimin e kësaj faze. Sipas Berishës, kjo marrëveshje është një arritje e madhe me impakt të jashtëzakonshëm për paqen në botë.

"Unë sot gjithashtu para jush dua të përshëndes edhe njëherë marrëveshjen historike të fazës së parë të planit të paqes për Gazën. Është një arritje, në vlerësimin tim, e jashtëzakonshme dhe uroj dhe shpresoj që fazat e tjera të ndjekin fazën e parë dhe Lindja e Mesme të dalë nga spiralja e konfliktit. Izraelitët, palestinezët dhe kombet e tjera të jetojnë në paqe dhe prosperitet në këtë vend. Kjo është një meritë e jashtëzakonshme e presidentit Donald Trump. Natyrisht edhe e aktorëve të tjerë, të cilët ai i citoi në arritjen e kësaj marrëveshje. Një arritje me një impakt të madh në paqen botërore," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd gaza

Sondazh

Poll