Aktualitet

Siguria në Gjykata/ Komandanti i Gardës së Republikës shkon në GJKKO, Simon Zereci takohet me Erjon Banin

Mësohet se Simon Zereci ka zhvilluar një takim me kreun e GJKKO-së Erjon Banin, në lidhje me sigurinë në gjykata. 

10 Tetor 2025, 10:04 Nga I.A
Siguria në Gjykata/ Komandanti i Gardës së Republikës shkon
Takimi

TIRANË- Komandanti i Gardës së Republikës Simon Zereci ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se Simon Zereci ka zhvilluar një takim me kreun e GJKKO-së Erjon Banin, në lidhje me sigurinë në gjykata. 

Një ditë më parë, Bani në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kërkoi inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

simon zereci erjon banin

Sondazh

Poll