Politike

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, Rama: Ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se kjo është një ngjarje historike, e cila bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

10 Tetor 2025, 08:29 Nga E.d
Tirana mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, Rama: Ngjarje historike
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Tirana nga data 13 dhe 14 tetor do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se kjo është një ngjarje historike, e cila bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorët nga e gjithë bota.

Në fund të postimit, Rama shkroi se ky është një hap i rëndësishëm, për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë” shkroi Rama në Facebook./Dosja.al

edi rama eu–wb6 be

Sondazh

Poll