Politike

Binaj shpjegon fotot me Veliajn: Nuk e dija që ishte aktivitet i ish-kryebashkiakut

Binaj gjithashtu u shpreh se në atë kohë Veliaj nuk ishte ai që është sot dhe nuk kishte bërë gjërat që ka bërë sot. 

9 Tetor 2025, 22:12 Nga E. D
Binaj shpjegon fotot me Veliajn: Nuk e dija që ishte aktivitet i
pamje nga emisioni

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka shpjeguar sot fotot e tij me Erion Veliajn që kanë bërë xhiro në mediat sociale. I ftuar në emisionin "Top Story", Binaj theksoi se fotot me Veliajn janë nga viti 2014-2015 ose më vonë dhe theksoi se vetë ai nuk e dinte që ishte aktiviteti i Veliajt. Binaj gjithashtu u shpreh se në atë kohë Veliaj nuk ishte ai që është sot dhe nuk kishte bërë gjërat që ka bërë sot. 

“Roli i jetës sime është ai që jam tani. Në atë kohë, të gjithë ata që janë pjesë e politikës flisnin për Ramën. Duke qenë imitues i tij, takimi i fundit me të ishte në një festë në vitin 2015. Që atëherë as nuk kam folur me të dhe as nuk e kam takuar.

Fotot me Veliajn janë nga viti 2014-2015 ose më vonë, nuk e mbaj mend mirë. Nuk e dija që ishte aktiviteti i Veliajt. Shkova dhe në atë kohë Veliaj nuk ishte ai që është sot, nuk kishte bërë gjërat që ka bërë sot dhe perceptimi që kemi për të sot nuk është më për të”, tha Binaj./ Dosja.al

florjan binaj

Sondazh

Poll