Politike

Familja Shkambi objekt debati në vitin 2017/ Topalli- Ramës: Pushtuesin e tokave po e bëni pjesë të Vettingut. Kryeministri: Këtë Pal Shkambin nuk e njoh (VIDEO)

Shkambi ishte pjesë e listës që u miratua për tu bërë pjesë e komisioneve për ndërtimin e sistemit te ri të drejtësisë dhe strukturave të Vetting. Asokohe Topalli ngriti shqetësimin në Luvend, duke thënë se ka njerëz pushtues tokash të cilët kanë qenë në proces gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur proces gjyqësore.

9 Tetor 2025, 17:50 Nga E. D
Familja Shkambi objekt debati në vitin 2017/ Topalli-
Jozefina Topalli, Edi Rama

TIRANË- Familja Shkambi nuk është hera e parë që përmendet pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit kalaja, por edhe disa vite më parë është bërë objekt debati në Kuvend. Në vitin 2017 Pal Shkambi, u bë objekt debati mes ish-kryeparlamentares të asaj periudhe, Jozefina Topalli dhe Kryeministrit Edi Rama. 

Shkambi ishte pjesë e listës që u miratua për tu bërë pjesë e komisioneve për ndërtimin e sistemit te ri të drejtësisë dhe strukturave të Vetting. Asokohe Topalli ngriti shqetësimin në Kuvend, duke thënë se ka njerëz pushtues tokash të cilët kanë qenë në proces gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur proces gjyqësore. Por Rama e mohoi tatalisht duke thënë se Pal Shkambin nuk e njeh fare. 

Jozefina Topalli: Ktu ka njerëz pushtues tokash të cilët kanë qenë në proces gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur proces gjyqësore. Kto tani do bëjnë reformën në drejtësi dhe do bëjnë Vettingun.

Nuk më shkon mendja të votoj në bllok, njerëz të cilët kanë mbyllur procese private gjyqësore duke paguar para dhe që që sot do i mbani maje të Vettingut. 

Edi Rama: Nuk e di nga mi nxore gjithë këta shokë. Këtë Pal Shkambin nuk e njoh Hiq./ Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

jozefina topalli edi rama pal shkambi

Sondazh

Poll