Politike

"Nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën"/ Binaj: Në fushatë nuk do jem me asnjë Kryetar...

Binaj gjithashtu theksoi se përkrahja e Partive është si një test për të dhe shtoi se është kandidat i pavarur, por mbështetet nga Partitë opozitare.

9 Tetor 2025, 22:16 Nga E. D
"Nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar
Florian Binaj

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj deklaroi se nuk ka hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por për të përfaqësuar qytetarët. Duke folur në emisionin e "Top Story", Binaj u shpreh se nuk ka komunikuar as me Kryedemokratin Sali Berisha dhe as me Shkëzen Berishën. Binaj gjithashtu theksoi se përkrahja e Partive është si një test për të dhe shtoi se është kandidat i pavarur, por mbështetet nga Partitë opozitare.  

"Nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën kam hyrë në garë për të përfaqësuar qytetarët. I kam hyrë kësaj gare pa e ditur se kush do më mbështesi. Nuk kam folur as me Sali Berishën dhe as me Shkëzen Berishën.

Falenderoj Adriatik Lapajn për mbështetjen e parë. Përkrahaja e demokratëve ndryshoi pasatj rrjedhën. Në fushatë nuk do jem me asnjë Kryetar të Partive opozitare. Ata janë mbështetës nuk janë propozues të emrit. Përkrahja e Partive janë një test. jam kandidat i pavarur që mbështet nga Partitë opozitare," tha Florian Binaj./Dosja.al

florian binaj

Sondazh

Poll