Politike

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për Tiranën, çfarë do të ndodhë në Bashkitë e tjera?

Por me vendimin e sotshëm të Kushtetueses, preket dhe dekreti për 5 bashkitë e tjerë që do të mbaheshin zgjedhjet. Këto bashki janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena.

9 Tetor 2025, 14:27 Nga I.A
Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për Tiranën,
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet. 

Po me bashkitë e tjera çdo të ndodhë?

Por me vendimin e sotshëm të Kushtetueses, preket dhe dekreti për 5 bashkitë e tjerë që do të mbaheshin zgjedhjet. Këto bashki janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena.

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për Tiranën,
Dekreti i Begajt

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se pezullohet dekreti vetëm për pjesën e Tiranës. Por a mund të rrëzohet vetëm pjesa e Tiranës në dekret, duke qenë se Presidenti i ka dekretuar zgjedhjet në një dekret të vetëm? A duhet të ribëhet një dekret tjetër nga ana e Presidentit për zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera?

Nëse kjo ndodhë ateherë e vetmja mënyrë që të mbahen zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera në vend është që Begaj të tërheqi sot dekretin e vetë mbrapsht. Dhe po sot të nxjerrë dekret tjetër për 5 bashkitë e tjera, në mënyrë që zgjedhjet të mund të mbahen në 9 nëntor.

Kjo për shkak se duhen minimalisht 30 ditë nga dekreti i Presidentit që zgjedhjet të mbahen dhe maksimalisht 45 ditë. Nëse Begaj nuk nxjerr dekret tjetër ditën e sotme për zgjedhjet, atëhere në 9 nëntor nuk do të ketë zgjedhje të pjesshme në bashkitë pa kryetar.

Për vendimin e Kushtetueses, duhet që të flasë Presidenca si dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, se çfarë d të ndodhë me 5 bashkitë e tjera në vend./Dosja.al

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll