Politike

Marrëveshja Izrael-Hamas për paqen/ PD: Triumf i diplomacisë së Presidentit Donald Trump

Përmes një deklarate zyrtare në rrjetin social Facebook, PD ka uruar që të vazhdojë zbatimi i plotë i planit në të gjitha pikat e vendosura nga Presidenti Donald Trump.

9 Tetor 2025, 13:35 Nga E.d
Marrëveshja Izrael-Hamas për paqen/ PD: Triumf i diplomacisë
Foto ilustruse

TIRANË - Partia Demokratike e Shqipërisë ka shprehur urimet e saj, mbi rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të Planit të Paqes. Përmes një deklarate zyrtare në rrjetin social Facebook, PD ka uruar që të vazhdojë zbatimi i plotë i planit në të gjitha pikat e vendosura nga Presidenti Donald Trump.

PD e quan ketë dakortësi si një triumf i Presidentit të SHBA-ve, Trump mbi diplomacinë. Në fund të deklaratës Partia Demokratike dhe kabineti i saj urojnë që vendoset një paqe e plotë, e cila do ti jap fund konfliktit mes dy vendeve.

"Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të Planit të Paqes të Presidentit Trump si një triumf të diplomacisë të Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt. Partia Demokratike uron që në këtë frymë të vazhdojë zbatimi i plotë në të gjitha pikat i Planit të Paqes për konfliktin në Gaza dhe vendosja e një paqe të qendrueshme në rajon" shkruan PD në faqen e saj zyrtare./Dosja.al

pd donald trump paqe

Sondazh

Poll