Politike

Berisha: Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën, ky është asgjësim i Kuvendit

Në deklaratën për media jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se punimet u mbullën vetëm pasi denoncoi Arubën dhe refuzimin e Ramës dhe ministrave të tij për të dhënë llogari.

9 Tetor 2025, 12:09 Nga I.A
Berisha: Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën, ky është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetar i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se seanca plenare është mbyllur ditën e sotme, pas denoncimeve për takimet në Aruba. Në deklaratën për media jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se punimet u mbullën vetëm pasi denoncoi Arubën dhe refuzimin e Ramës dhe ministrave të tij për të dhënë llogari.

"Ky është Pelesh-parlamenti, unik në historinë e tij. E turpshme. Këta kanë frikë dhe tmerr dhe votojnë me shpejtësi të rrufeshme. I vetmi moment që ndodhi ishte se unë denoncova refuzimin e Edi Ramës për Arubën, ministrat që kanë qenë në Aruba, rikujtova pritjen që i ka bërë Sinaloas së Meksikës. Dhe këto fjalë, sikur të ishin thika apo bajoneta, detyruan Peleshin të mbyllë parlamentin. Ky është de facto asgjësimi i parlamentit. Në qoftë se parlamenti trajtohet në këtë mënyrë... Nuk kishte asnjë lloj, përkundrazi insistuam në një të drejtë kushtetuese të deputetëve. Dhe ky, 10 orë debate të parashikuara në rregullore, mbylli parlamentin dhe ikin. Ky është parlament që nuk duhet të ekzistojë asnjë ditë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll