Politike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Topalli: Ky vend do shkojë në humnerë, as kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë gjyqtarë

Gjatë seancës parlamentare, Topalli u shpreh se kjo ngjarje e rëndë është një alearm i madh për të gjithë shtetin.

9 Tetor 2025, 10:32 Nga E.d
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Topalli: Ky vend do shkojë në
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka thënë se vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja është e paprecedentë dhe se as kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë një gjykatës në sallën e gjyqit. Gjatë seancës parlamentare, Topalli u shpreh se kjo ngjarje e rëndë është një alearm i madh për të gjithë shtetin.

Topalli nuk la pa akuzuar as ministrat, të cilët sipas saj nuk kryejn si duhet punën e tyre, ndërsa përmendi edhe Presidentin Begaj duke thënë se nuk respekton vendimet e gjykatë së Apelit. Në fund, Topalli tha se nëse nuk bëhet një reflektim kombëtar për këtë ngjarje të rëndë, vendi do të shkojë drejt humnerës.

"E filluat seancën plenare me një minutë heshtje, është minimalja që bëtë. Mendoj se Vrasja e gjyqtarët në zyrën e tij është e paprecedentë. As kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë një gjyqtarë në zyrën e tij, klur ka lexuar vendimin. As mafia italiane nuk e ka bërë. Minimumi që ne mund të bëjmë ne si Parlament, është që të fillojmë një moment reflektimi kombëtar. Relativizmi që kërkojnë t’i bëjnë kësaj vrasje, është alarm i madh për të gjithë, por edhe të gjithë shtetin. Por në një vend që ka ministria dhe nuk ka shtet, ka ligje dhe nuk ka drejtësi, në një vend ku presidenti nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetutës, çfarë emri t’i vëmë. Me vrasjen e gjyqtarit, në vendin tonë është vrarë iluzioni se në këtë vend ka shtet. Nëse nuk reflektojmë, ky vend do shkojë në humnerë”, u shpreh Topalli./Dosja.al

jozefina topalli pd astrit kalaja

Sondazh

Poll