Politike

“Koçiu duhet të jepte dorëheqjen”/ Bardhi: KLGJ kërkoi ndihmë dhe policia e refuzoi

Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se Koçiu në vend që të garantojë sigurinë, zgjodhi që të gënjejë opinionin publik. 

9 Tetor 2025, 10:29 Nga I.A
“Koçiu duhet të jepte dorëheqjen”/ Bardhi: KLGJ
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Ministres së Brendshme Albana Koçiu. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se Koçiu në vend që të garantojë sigurinë, zgjodhi që të gënjejë opinionin publik. 

Bardhi më tej ka deklaruar se KLGJ-ja ka kërkuar ndihmë nga Policia dhe Ministria, por këta të fundit kanë refuzuar që të shtojnë numrin e policiëve. 

"Sot seancën duhet ta kishim nisur me dorëheqjen e ministres. Gjyqtari të vritet në sallë duke dhënë vendimin, dhe ministra e Brendshme të gënjejë opinionin publik se nuk ka detyrime. Së pari sipas legjislacionit, është detyrë e Policisë së Shtetit të garantojë Sigurinë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ju nxori zbuluar ku publikoi korrespondencën ku kërkonte për shkak të kërcënimeve të gjyqtarëve, kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte. Kjo çështje nuk mund të kalojë si ngjarje dite apo jave. Kurrë nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ngjarja ka tronditur opinionin ndërkombëtar. Shpjegoi se nuk ka punonjës policie, nuk ka shkuar ndonjëherë në gjykatë. Kryeministri duhet të vijë të japë shpjegime. Nuk është ngjarja e parë e rëndë në Gjykatën e Apelit," tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi seance plenare 9 tetor 2025

Sondazh

Poll