Politike

"Jam thjesht artist"/ Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

Teksa po fliste në lidhje me sigurinë kibernetike, Rama tha se ai nuk është as gjeneral dhe as eskpert kibernetik.

9 Tetor 2025, 09:52 Nga I.A
"Jam thjesht artist"/ Rama batuta në Konferencën e NATO-s:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta në mbyllje të fjalës së tij në Konferencën e NATO-s. Teksa po fliste në lidhje me sigurinë kibernetike, Rama tha se ai nuk është as gjeneral dhe as eskpert kibernetik. Ndërkohë që e mbylli fjalimit, duke thënë se është i vetmi në qeverinë e tij që nuk ka doktoraturë. 

"Kur bëhet fjalë për mbrojtje kibernetike, nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete, por është ide e mirë që të bëhesh pjesë për mbështetjen kundra këtyre incidenteve dhe për të formësuar një rrjet të madh mbrojtje. Shqipëria është ndër të parat që është bërë pjesë dhe inkurajoj të gjitha vendet, por ndoshta do të duhet të marrin një mësim që të bashkohen.

Është shumë e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet e tij në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë, pra mbledhja e informacionit për instrumentet që përdor armiku është domosdoshmëri dhe këtë se bën dot kur je vetëm, ndërsa së bashku merr masat që ai instrument i ri mos të dëmtojë.

Kuptuam që ndërkohë që partnerët e NATO-s, ndërkohë që na ndihmonin, ata mësonin çfarë ishte e re nga fronti i armikut. Këto ishin ato që doja të thoja. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik. Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë. Faleminderit”, përfundoi Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll