Politike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës cakton arrest në burg për 3 të arrestuarit

Bashkë me Shkambin, Gjykata e Tiranës ka caktuar të njejtën masë sigurie dhe për xhaxhain e tij Gjon Shkambi.

9 Tetor 2025, 09:30 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës cakton arrest në
Astrit Kalaja

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së Astrit Kalasë. Bashkë me Shkambin, Gjykata e Tiranës ka caktuar të njejtën masë sigurie dhe për xhaxhain e tij Gjon Shkambi. Ndërkohë që dhe roja i sigurisë së Gjykatës Banush Koxhaj është lënë në burg. 

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, duke theksuar se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

elvis shkambi astrit kalaja gjon shkambi

Sondazh

Poll