Politike

"Kemi mbrojtjen kibernetike më të mirë"/ Rama: U përballëm me një sulm kibernetik që synoi strukturën tonë digjitale

Gjatë fjalës së tij në konferencën e NATO-s për mbrojtjen kibernetike, ai tha se vendi u përball me disa sulme kibernetike të cilat synuan strukurën digjitale.

9 Tetor 2025, 09:44 Nga E.d
"Kemi mbrojtjen kibernetike më të mirë"/ Rama: U
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka mbrojtjen më të mirë kibenetike. Gjatë fjalës së tij në konferencën e NATO-s për mbrojtjen kibernetike, ai tha se vendi u përball me disa sulme kibernetike, të cilat synuan strukurën digjitale. Kryeministri shtoi faktin se Shqipëria ka investuar në strukturën digjitale, në mënyrë që situata të tilla mos të përsëriten më.

"Kjo duket sikur është një punë e të gjatëve, mund t’i mundim të gjithë në basketboll. Është një nder që të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush. është kënaqësi të dëgjoje mesazhin nga miku ynë i dashur, Mark Rutte. Do të mbaja një fjalim të gjatë, por do t’ju shpëtoj nga mërzia e gjithë kësaj e do të përpiqem të flas sa më shkurtë të jetë e mundur, që është diçka që nuk e kam virtyt. Ju duhet të punoni fortë sot, por ju duhet ca kohë të shijoni qytetin. Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë që bëjnë si duhet. Por qeveritë nuk marrin kurrë meritën për atë që parandalojnë.  Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë që parandalojnë ë të ndodhë, mendoj se njerëzit do të kishin një mendim më të mirë për to. Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh. Ndryshe nga shumë ju, uroj që kurrë të mos përballeni më këtë, ne na u desh të përballeshim, e pamë veten mes një sulmi kibernetik të keq e të gjerë që synoi strukturën tonë digjitale. Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfeteve”, tha Rama./Dosja.al

edi rama nato sulme kibernetike

Sondazh

Poll