Politike

Vrasja e Astrit Kalasë/ Ministri i Drejtësisë i kthehet opozitës: Keni përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes

Lamallari ka theksuar se opozita ka përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes përdorur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

9 Tetor 2025, 10:30 Nga I.A
Vrasja e Astrit Kalasë/ Ministri i Drejtësisë i kthehet
Kuvendi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është sulur Opozitës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Lamallari ka theksuar se opozita ka përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes përdorur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik. Keni përgjegjësi për gjuhen e urrejtjes që keni përdorur. Keni anatemuar partnerë strategjik, ambasadorin e SHBA vetëm e vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Ju keni gojë të flisni. Nuk keni turp, shqioptarët e dinë prandaj ju kanë votuar e ju kanë lënë aty. Mos ngjallni gjuhën e urrenjtje, turp tju vijë dhe kini kujdes kur bëni kapital me gjyqtar e prokuror”, tha Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari seance plenare 9 tetor 2025

Sondazh

Poll