Politike

Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Mesazhi i Mark Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike

Në një video-mesazh për konferencën e NATO-së në Tiranë, Rutte thekson se vendet e aleancës janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre.

9 Tetor 2025, 09:12 Nga I.A
Konferenca e NATO-s në Tiranë/ Mesazhi i Mark Rutte: Rrisim shpenzimet
Mark Rutte

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka deklaruar se duhet që të rriten shpenzimet për mbrojtjen kibernetike. Në një video-mesazh për konferencën e NATO-së në Tiranë, Rutte thekson se vendet e aleancës janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Në fund të mesazhit të tij, Rutte shtoi se në NATO të gjithë janë të bashkuar dhe asnjë nuk qëndron i vetëm.

"Më vjen keq që nuk jam me ju personalisht, Sot tastiera është armë lufte që shënjestron shoqëritë tona çdo ditë. Po rrisim investimet në hapësirat kibernetike. Vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen, por NATO ofron rrjet unik. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma në hapësirat kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë," tha ai./Dosja.al

mark rutte

Sondazh

Poll