Politike

PD zytarizon edhe kandidatin për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha garon në 9 nëntor

Mësohet se Amarildo Hoxha garon në zgjedhjet e 9 nëntorit. Më herët u bë publik edhe emri i kandidatit të bashkisë së Matit, Eduart Brahilika.

8 Tetor 2025, 21:28 Nga Dosja.al
PD zytarizon edhe kandidatin për bashkinë e Cërrikut, Amarildo
Partia Demokratike

CËRRIK- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për bashkinë e Cërrikut. Mësohet se Amarildo Hoxha garon në zgjedhjet e 9 nëntorit. Më herët u bë publik edhe emri i kandidatit të bashkisë së Matit, Eduart Brahilika.

Në Tiranë si kandidat jopolitik i PD-së, me mbështetje nga gjithë spektri opozitar, do të jetë aktori Florjan Binaj, përballë Ogerta Manastirliut nga Partia Socialiste.

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

partia demokratike

Sondazh

Poll