Aktualitet

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" mbyllet për Konferencën e NATO-s, Policia njofton orarin e ndalimit të lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve

 Policia e Tiranës ka njoftuar se kalimi në bulevardin qendror të kryeqytetit, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, do të jetë i ndaluar për më shumë se 24 orë për shkak të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike.

8 Tetor 2025, 16:31 Nga M.L
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" mbyllet për
Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'

TIRANA- Kalimi në bulevardin qendror të Tiranës dhe pranë institucioneve që ndodhen përgjatë tij, do të jetë i ndaluar për më shumë se 24 orë, duke filluar nga dita e enjte. Policia e Tiranës ka njoftuar se kalimi në bulevardin qendror të kryeqytetit, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, do të jetë i ndaluar për më shumë se 24 orë për shkak të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike.

Konferenca do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datat 8–10 tetor 2025, ndërsa masat kufizuese të qarkullimit do të hyjnë në fuqi nga mbrëmja e 8 tetorit dhe do të zgjasin deri në përfundim të aktivitetit.

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fillon nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për këmbësorët do të jetë e bllokuar lëvizja gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

NJOFTIM

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.

Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:

-Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

-Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, drejtojuni punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112./ Dosja.al

tirana bllokim rrugesh

Sondazh

Poll