VIDEO/ Kishin kthyer apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy vajza nga Venezuela dhe Kolumbia
pamje nga arrestimi DURRË- Policia ka zbuluar në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion, ku si pasojë ja...
Ndaj 19-vjeçarit me inicialet V.T rëndon akuza penale “ndihmë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit”. Ndërkogë autoritetet po hetojnë këtë rast për një vendim përfundimtar ndaj autorit.
SHKODË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ndihmonte emigrantët e jashtëligjshëm të kalonin kufirin kundrejt një pagese. Ndaj 19-vjeçarit me inicialet V.T rëndon akuza penale “ndihmë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit”. Ndërkogë autoritetet po hetojnë këtë rast për një vendim përfundimtar ndaj autorit.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër. Vijojnë operacionet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 3”.
Vihet në pranga një 19-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të kalonin kufijtë, në mënyrë të paligjshme. 19-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 4 emigrantë që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Sekuestrohen automjeti dhe celulari i 19-vjeçarit.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 3”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: V. T., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 400 euro për person.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
pamje nga arrestimi DURRË- Policia ka zbuluar në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion, ku si pasojë ja...
foto ilustruese VJOSË- Reuters i ka kushtuar një artikull sërish vendin tonë, por këtë herë duke u ndalur në V...
Foto ilustruse TIRANË - Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci ka dënuar institucionet e drejtësisë, të cilat sipas s...
Foto ilustruse TIRANË - Prokurorët dhe magjistrantët i kanë dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjthshm...
TIRANE- “Kokrra malli, janë miellosha”, kështu i përshkruante Aleksandër Laho zyrtarët e Kadastrës në Durrë...
TIRANE- Aleksandër Laho alias Rrumi ka patur një synim të qartë për të marrë sa më shumë prona. Me apo pa dokumen...
Imer Krrashi TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 31-vjeçarin Imer Krrashi. ...
TIRANË- Në ditët e para të janarit, era e ftohtë nga veriu përplaste dallgët në molin e Porto Romanos, në veri t&...
Foto ilustruse GJIROKASTËR - Një 51-vjeçar i cili tentoi të kalonte jashtë kufirit 20.530 euro dhe 1.800 000 lekë...
Nello Trocchia ITALI- Gazetari italian Nello Trocchia publikon ditën e nesërme librin e tij 'Invicibili', ku flitet për ngritjen e...