Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Tre të arrestuarit dalin nesër para Gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë, seanca me dyer të mbyllura

Për masë sigurie do të dalin autorin Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja privat i sigurisë Banush Koxhaj, të cilët u arrestuan ditën e ngjarjes. Gjithashtu gjykata njofton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të marrin pjesë vetëm palët e përfshira.

8 Tetor 2025, 16:20 Nga E. D
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Tre të arrestuarit dalin nesër para
Astrit Kalaja

TIRANË- Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja do të dalin ditën e nesërme para Gjykatës për tu njohur me masat e sigurie. Seanca do të mbahet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës dhe do të jetë nën masa të forta sigurie.

Për masë sigurie do të dalin autorin Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja privat i sigurisë Banush Koxhaj, të cilët u arrestuan ditën e ngjarjes. Gjithashtu gjykata njofton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të marrin pjesë vetëm palët e përfshira.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, në datën 09.10.2025 ora 08:00, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vleftësimin e arrestitimit si dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim E.Sh., Gj.Sh. dhe  B.K.. Ju bëj me dije se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ku në seancë do të marrin pjesë vetëm palët ndërgjyqëse. Është e ndaluar pjesëmarrja e kamerave apo gazetarëve në ambjentet e Gjykatës. Faleminderit

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll