Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal, tre akuza për Elvis Shkambin
Prokuroria e Tiranës TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dy ditë...
Që prej orës 14:00, në Shkodër, qytetin e lindjes së tij, kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit.
SHKODËR- Miq, familjarë, kolegë dhe qytetarë të shumtë dhanë sot lamtumirën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaj, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e së hënës, pasi u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit. Që prej orës 14:00, në Shkodër, qytetin e lindjes së tij, kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit.
Më herët gjatë ditës, homazhe zyrtare u zhvilluan edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të politikës dhe drejtësisë. Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjarëve dhe la një shënim në librin e ngushëllimeve në nder të gjyqtarit të ndjerë.
Astrit Kalaj do të kujtohet si një figurë e njohur e sistemit të drejtësisë, ndërsa ngjarja e rëndë që i mori jetën ka tronditur opinionin publik dhe ka rindezur debatet mbi sigurinë në gjykata.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al
Prokuroria e Tiranës TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dy ditë...
foto ilustruese SHKODË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ndihmonte emigrantët e jasht&...
pamje nga arrestimi DURRË- Policia ka zbuluar në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion, ku si pasojë ja...
foto ilustruese VJOSË- Reuters i ka kushtuar një artikull sërish vendin tonë, por këtë herë duke u ndalur në V...
Foto ilustruse TIRANË - Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci ka dënuar institucionet e drejtësisë, të cilat sipas s...
Foto ilustruse TIRANË - Prokurorët dhe magjistrantët i kanë dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjthshm...
TIRANE- “Kokrra malli, janë miellosha”, kështu i përshkruante Aleksandër Laho zyrtarët e Kadastrës në Durrë...
TIRANE- Aleksandër Laho alias Rrumi ka patur një synim të qartë për të marrë sa më shumë prona. Me apo pa dokumen...
Imer Krrashi TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 31-vjeçarin Imer Krrashi. ...
TIRANË- Në ditët e para të janarit, era e ftohtë nga veriu përplaste dallgët në molin e Porto Romanos, në veri t&...