Aktualitet

VIDEO/ Kishin kthyer apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy vajza nga Venezuela dhe Kolumbia

Ato akuzohen për prostitucion dhe përshtatje e ambienteve për prostitucion, pasi kishin marrë me qira apartamentin për ushtrim prostitucioni.

8 Tetor 2025, 15:00 Nga E. D
VIDEO/ Kishin kthyer apartamentin në ‘fole’ prostitucioni,
pamje nga arrestimi

DURRË- Policia ka zbuluar në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion, ku si pasojë janë arrestuar në flagrancë dy shtetaset e huaja, nga Venezuela dhe Kolumbia. Hetimet për të goditur këtë veprimtari të paligjshme kanë zgjatur 3 muaj nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Durrësit dhe Prokuroria e Durrësit, duke përdorur metoda proaktive.

Përveç dy prostitutave të arrestuara, nën hetim në gjendje të lirë për prostitucion janë edhe 3 klientë; M.A., A.A. dhe D.T. Gjithashtu gjatë aksionit brenda apartamentit, policia sekuestroi një tufë parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.


Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”. Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.           

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim. Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”. 

Si rezultat i hetimeve: u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion; u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe,  banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll